Lidhje

Presidenti Obama përshëndet Shqipërinë dhe Kroacinë


Presidenti Barak Obama uroi Shqipërinë dhe Kroacinë për anëtarësimin në NATO. Ai tha se do të donte që sa më shpejt edhe Maqedonia të futej në aleancë.

Presidenti Obama tha ndërkohë se takimi i nivelit të lartë të NATO-s i dha një mbështetje të fuqishme dhe të njëzëshme strategjisë së re amerikane për Afganistanin.

Zoti Obama tha në një konferencë shtypi se përpjekjet në Afganistan nuk mund të jenë vetëm të Amerikës dhe se NATO-ja po mobilizon burimet e saj reale për të plotësuar objektivat e saj në Afganistan. Ai i bëri komentet në Strasburg të Francës në mbyllje të takimit të nivelit të lartë të Aleancës që përkon me 60-vjetorin e saj.

Por ai tha se do të duhen edhe burime të tjera për të mposhtur kryengritjen e talebanëve në Afganistan dhe Pakistan si dhe për të çrrënjosur al-Kaidën në mënyrë që ajo të mos sulmojë vendet e anëtare të Aleancës. Ai tha se marrëveshja e vendeve të NATO-s për të dërguar 5,000 trupa shtesë në Afganistan dhe angazhimi i tyre për të dhënë miliona dollarë për ndihmën ndaj këtij vendi, flason për seriozitetin e Aleancës.

Zoti Obama thksoi gjithashtu nevojën që NATO-ja të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë. Ai uroi kryeministrin danez Anders Fog Rasmusen, për emërimin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës në vend të zotit Jaap de Hup Skefer, duke e qujtur atë personin e duhur për të drejtuar aleancën në shekullin e 21.

Udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kroacisë zunë vendin e tyre zyrtarisht në takimin e sotëm të NATO-s dhe Presidenti Obama tha se Aleanca mbetet e hapur për kandidatë të tjerë. //ii

XS
SM
MD
LG