Lidhje

Presidenti Obama fillon vizitën në Turqi


Presidenti Obama ndodhet në Turqi, ku pritet të riafirmojë vizionin e tij për këtë vend si një aleat kyç dhe pjesë e rëndësishme e Europës.

Zoti Obama shkoi në Turqi nga kryeqyteti çek pas një samiti Amerikë-BE, në të cilin ai u bëri thirrje udhëheqësve europianë ta pranojnë Turqinë si anëtare me të drejta të plota të bllokut prej 27 vendesh.

Komentet e zotit Obama për Turqinë thuajse menjëherë u hodhën poshtë nga Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe u pritën me rezerva nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Të dyja qeveritë janë kundër anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE madje zoti Sarkozi insiston që Turqia myslimane është vend aziatik.

Në Ankara, zoti Obama pritet gjithashtu të diskutojë rreth përparimit të Turqisë në aspektin e zbatimit të reformave demokratike të kërkuara nga Bashkimi Europian si bazë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Të hënën ai do të mbajë një fjalim përpara parlamentit turk. //ii

XS
SM
MD
LG