Lidhje

SHBA - BE kërkojnë përgjigje ndërkombëtare ndaj Penianit


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të marrë masa pas lëshimit të një rakete nga Koreja e Veriut megjithë rezolutat e OKB-së.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, fuqitë botëre akuzuan Penianin se po zhvillon aftësi për raketa balistike për të kërcënuar vendet e tjera me armë bërthamore.

Ata bënë thirrje për një përgjigje ndërkombëtare ndaj këtij veprimi, çka do të tregonte se rezolutat e Këshillit të Sigurimit nuk mund të shkelen pa u ndëshkuar.

Ambasadorja amerikane në OKB, Suzën Rajs, tha se Uashingtoni beson se përgjigja më e mirë ndaj hedhjes së raketës do të ishte një rezolutë e re nga ana e Kombeve të Bashkuara.

Këshilli do të takohet sot për të diskutuar përgjigjen ndërkombëtare ndaj veprimeve të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut nga ana e saj tha se ka dërguar në orbitë një satelit si pjesë e programit të vet paqësor. Qeveria komuniste e këtij vendi thotë se ky satelit do të transmetojë muzikë revolucionare mbi Tokë.//mm//

XS
SM
MD
LG