Lidhje

Rasmusen jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Danimarkës


Kryeministri danez Anders Fogh Rasmusen dha dorëheqjen në përgatitje për marrjen e drejtimit të NATOs.

Zoti Fogh Rasmussen i paraqiti sot dorëheqjen Mbretëreshës Margret në Kopenhagë, një ditë pasi NATO-ja e zgjodhi atë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës. Mandati i sekretarit aktual Jaap de Hop Skefer mbaron më 31 Korrik.

Turqia kishte kundërshtuar emërimin e zotit Rasmusen, por e pranoi atë pasi mori garanci nga presidenti amerikan Barak Obama.

Gazetat turke thonë se Turqia mori premtime nga NATO-ja se do t'i jepeshin disa poste kyçe në aleancë. Një tjetër garanci ishte premtimi i Danimarkës për mbylljen e televizionit Roj.

Turqia thotë se ky stacion televiziv mbështet Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, e ndaluar nga autoritetet turke.

Sipas gazetës turke, Hyriet, zoti Rasmusen do të mbajë një fjalim pajtimi me botën myslimane.//mm//

XS
SM
MD
LG