Lidhje

Në Maqedoni u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve


Në Maqedoni u votua për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat përfunduan pa incidente dhe vetëm me parregullsi të vogla.

Konservatori Gjorgje Ivanov, i cili përfaqëson partinë më të madhe në vend VMRO-DPMNE, është kandidati që mori më shumë vota dy javë më parë. Ai u përball me socialdemokratin Ljubomir Frçkovski.

Votimet presidenciale shiheshin edhe si një referendum për të ardhmen e vendit në NATO, pasi dy kandidatët paraqitën mendime të ndryshme nëse Maqedonia duhet apo jo ta ndryshojë emrin sipas kërkesës së Greqisë.

Zoti Ivanov, i cili mbështetet nga qeveria aktuale, ka thënë se Maqedonia nuk ka pse ta ndërrojë emrin e vendit, por kundërshtari i tij Frçkovski ka bërë thirrje për kompromis me Greqinë. //mm//

XS
SM
MD
LG