Lidhje

Ish Presidenti Gorbaçov nderon homologun e tij Regan


Në shtetin e Ilinoit, në qytetin e Eurekës ndodhet një universitet i vogël artesh. Universiteti Eureka tërhoqi vemendjen në shkallë kombëtare kur një prej të diplomuarve të tij, Ronald Reagan, u bë President i Shteteve të Bashkuara. Presidenti Reagan mbajti disa fjalime në atë universitet përfshirë edhe fjalimin e vitit 1982, ku ai propozoi pakësimin e armëve bërthamore. Me rastin e 17 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, përfundimi simbolik i Luftës së Ftohtë, ish Presidenti sovjetik, Mikhail Gorbaçov vizitoi universitetin dhe kujtoi me respekt njeriun, që ai e konsideronte si një partner paqeje.


Presidenti Ronald Reagan është një personalitet i nderuar në Eureka.
Në pankartat mikpritëse për vizitorët e këtij qyteti të vogël thuhet se ish presidenti Reagan u diplomua nga universiteti Eureka.
Zoti Reagan u diplomua nga ky universitet në vitin 1932 dhe më 9 Maj, 1982, me rastin e 50 vjetorit të diplomimit të tij, ai hyri në histori kur propozoi këtu Traktatin për Pakësimin e Armëve Strategjike, i njohur si START.


PRESIDENT RONALD REAGAN, MAY 9, 1982
“Fokusi i përpjekjeve tona do të jetë të pakësojmë ndjeshëm sistemet më destabilizuese, raketat balistike, mbushjet e tyre bërthamore dhe potencialin e tyre të përgjithshëm shkatërrimtar”.


Këtë vit, Shoqëria Ronald Reagan në Universitetin Eureka armikun e dikurshëm që u bë më pas miku i zotit Reagan, ish Presidentin Mikhail Gorbachev, për të folur rreth trashëgimisë së ish presidentit amerikan.

“Asnjeri nuk mund të mohojë një fakt të rëndësishëm. Lufta e Ftohtë mori fund. Ne filluam procesin e eliminimit të armëve bërthamore. Dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona në atë kohë ishin të shkëlqyera”.


Një prej ndalesave të para të zotit Gorvaçov gjatë vizitës në Eureka ishte Kopshti Reagan i Paqes, jo shumë larg nga vendi ku ish presidenti amerikan mbajti fjalimin e vitit 1982.
Në këtë kopsht ndodhet edhe një copë nga muri i Berlinit, simboli i luftës së ftohtë, për rrëzimin e tij cilit zoti Reagan mbahet mënd kur i bëri thirrje zotit Gorbachev.

Fjalët e ngrohta të zotit Gorbachev ishin një pasqyrë e ngjarjeve historike, që ndodhën para se të lindnin studentë, si Jennifer Dama.

“Lufta e Ftohtë dhe periudha e marrëdhënieve midis Ronald Reaganit dhe zotit Gorbaçov ndodhën para se ne të lindnim dhe më duket sikur po jetojmë librat e historisë. Është diçka shumë interesante”. - thotë ajo


Dama ishte mes disa studentëve të ftuar për t’i bërë pyetje zotit Gorbachev dhe pyetja e saj kishte të bënte me gjendjen e tanishme të marrëdhënieve SHBA-Rusi.

“Mendoj se marrëdhëniet tona janë të rëndishme dhe ka ende mirëkuptim, megjithatë shumë njerëz në Rusi mendojnë se amerikanëve nuk mund t’u besohet, prandaj çështja kryesore është si të rivendoset besimi, marrëdhëniet normale të besimit të ndërsjellë”.

Në një moment tjetër historik për Eurekën, zoti Gorbaçov mori një doktoratë nderi nga kolegji.
Dhe përveç ndarjes së meritës për ndërmarrjen e hapave drejt përfundimit të luftës së ftohtë, tani zoti Gorbachev mban të njëjtën doktoratë nderi si edhe i diplomuari i famshëm i universitetit Eureka, ish presidenti amerikan, Ronald Reagan.//mm//

XS
SM
MD
LG