Lidhje

Këshilli i Sigurimit, pa marrëveshje mbi përgjigjen ndaj Phenianit


Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi dje një takim urgjent për të diskutuar lidhur me shqetësimet që përbën hedhja e një rakete me rreze të gjatë veprimi nga Koreja e Veriut, por konsultimet me dyer të mbyllura duket se nuk arritën në një qëndrim të qartë dhe të unifikuar. Pas takimit tre-orësh Presidenti i Këshillit, ambasadori meksikan Klod Heller, u tha gazetarëve se anëtarët e Këshillit ranë dakord të zhvillojnë më tepër konsultime lidhur me një përgjigje të përbashkët ndaj veprimit të Phenianit.

Diplomatët thonë se Këshilli i Sigurimit ishte i bashkuar përsa i përket shqetësimit të njëjtë lidhur me hedhjen e raketës, por nuk arriti në një marrëveshje lidhur me formën e përgjigjes ndaj veprimit të Koresë së Veriut.

SHBA dhe Japonia thonë se duan një mesazh të qartë, në formën e një rezolute të KS, e cila ta dënojë hedhjen e raketës nga Pheniani.
Ja si u shpreh ambasadorja e SHBA në OKB, Susan Rice:

"Sipas pikëpamjes sonë, ky veprim meriton një përgjigje të qartë dhe të fuqishme nga Këshilli i Sigurimti i OKB-së. Ne do të vazhdojmë konsultimet me partnerët në KS, sme aleatët tanë dhe palët e shqetësuara jashtë KS, drejt arritjes së një rezultati lidhur me këtë çështje,"- tha zonja Rajs.

Aleatët e Koresë së Veriut, Kina dhe Rusia, po kërkojnë një masë më pak të ashpër.

Ja si u shpreh ambasadori kinez në OKB:

"Pozicioni ynë është që të gjitha vendet e shetësuara nga ky akt duhet të tregojnë përmbajtje, të mos marrin veprime që mund të çojnë në rritjen e tensioneve."- tha ai.

Diplomatët e pranishëm në bisedime thanë se anëtarët e KS shprehën shqetëtim të njëjtë lidhur me hedhjen e raketës, për nevojën e kthimit të Koresë së Veriut në bisedimet 6-palëshe dhe nevojën që ky vend të respektojë rezolutat ekzistuese të KS. Por sipas tyre, pati mosmarrëveshje lidhur me çështjen në se hedhja e asaj që Pheniani e quajti një satelit komunikimi ishte shkelje e rezolutës 1718 të KS. Kjo rezolutë e ndalon Korenë e Veriut të kryejë prova të tjera bërthamore, apo të hedhë një raketë balistike.

Në se përgjigja e Këshillit të Sigurimit do të marrë formën e një rezolute me sanksione të reja ndaj Phenianit, apo të një deklaratë jo detyruese, kjo është e rëndësishme, sepse kërkon unitet mendimi brenda Këshillit dhe do të merret vesht në ditët e ardhshme.

Dje Koreja e Veriut hodhi një raketë, megjithe përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për ta bindur Phenienin të mos e ndërmerrte një veprim të tillë. Disa vende, si SHBA, mendojnë se prova e së dielës ishte maskim për një raketë me rreze të gjatë veprimi.//lk

XS
SM
MD
LG