Lidhje

Vëzhguesit e huaj vlerësojnë pozitivisht zgjedhjet në Maqedoni


Vëzhguesit e huaj i kanë vlerësuar zgjedhjet e djeshme në Maqedoni si të mira duke plotësuar në masë të madhe standardet ndërkombëtare. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha se pak mbi 42 përqind e votuesve kanë dalë në zgjedhje, gjë që i bën të vlefshme zgjedhjet presidenciale. Sipas rezultateve, Gjorgje Ivanov i partisë VMRO-DPMNE ka fituar zgjedhjet presidenciale me 63 përqind të votave, ndaj rivalit të tij Lubomir Fërçkovski të Lidhjes Social Demokrate i cili ka marrë 37 përqind të votave.

XS
SM
MD
LG