Lidhje

I dërguari Hollbruk, Kryeushtaraku Myllen vizitojnë Pakistanin


I dërguari amerikan Riçard Hollbruk mbërriti në Pakistan për vizitën e tij të parë që kur Uashingtoni premtoi ndihma shtesë që ky vend të mposhte kryengritësit islamikë.

Ambasadori Hollbruk dhe shefi i shtatmadhorisë amerikane, admirali Majk Mullen mbërritën në kryeqytetin pakistanez nga Kabuli ku ata u takuan me zyrtarë të lartë të qeverisë afgane. Vizita e tyre në Pakistan zhvillohet pas një serie sulmesh vetvrasëse me bomba në mbarë vendin gjatë ditëve të fundit.

Në sulmin e fundit, dje një vetvrasës me bombë vrau 24 besimtarë në një xhami shiite në qëndër të krahinës Punxhab.

Presidenti Barak Obama ka premtuar më shumë se 7.5 miliardë dollarë ndihma civile për Islamabadin gjatë 5 vjetëve të ardhshme, si pjesë e strategjisë së tij të re për krijimin e gjendjes së qëndrueshme në Pakistan e Afganistan. Ky plan gjithashtu përfshin dërgimin e trupave amerikane shtesë dhe instruktorëve në Afganistan.

Në shkëmbim të kësaj ndihme, presidenti Obama ka thënë që Pakistani duhet të tregojë transparencë për përparimin që bën në luftën kundër kryengritësve. //ek

XS
SM
MD
LG