Lidhje

Një tërmet i fuqishëm godet Italinë Qendrore


Një tërmet i fuqishëm tronditi Italinë qendrore, përfshi Romën, në orët e para të mëngjezit të sotëm.

Agjencia ANSA njoftoi se disa njerëz mund të kenë mbetur nën rrënoja, në qytetin e vjetër Aquila, në rajonin e Abruzzo-s.

Instituti amerikan i Gjeologjisë tha se tërmeti ishte me magnitudë 6,3 ballë. Tërmeti ndodhi rreth 5 orë pasi një tërmet me magnitudë 4,6 ballë tronditi rajonin Emilia-Romagna, pranë qytetit të Ravenës.

Zyrtarët e sigurisë thanë se tërmeti kishte një thellësi të jashtëzakonshme, prej 28 kilometrash.
Në Itali tërmetet mund të jenë tepër të rrezikshme, për shkak të vjetërsisë së ndërtesave, disa prej të cilave të pameremetuara.//lk

XS
SM
MD
LG