Lidhje

Arrin në 272 numri i të vdekurve nga tërmeti në Itali


Kryeministri italian Silvio Berluskoni tha se numri i viktimave nga tërmeti i së hënës arriti në 272, ndërsa pasgoditjet e forta kanë vazhduar të shkaktojnë frikë mes banorëve.

Udhëheqësi italian tha se më shumë se 17 mijë njerëz janë strehuar në çadra kampi përreth qytetit të shkatërruar të Akuilas. Ai tha gjithashtu se 16 prej viktimave ishin fëmijë.

Punonjësit dhe të mbijetuarit vazhdojnë kërkimet në rënoja për viktima në qytet dhe në fshatra të tjerë në rajonin malor. Kuzhina të hapura po japin ushqime për të mbijetuarit dhe disa hotele kanë dhënë dhoma falas për të pastrehët dhe punonjësit e shpëtimit.

Papa Benedikti tha se ka në plan të vizitojë zonën sa më shpejt që të jetë e mundur. Zyrtarët e Bakitanit thanë se udhëtimi do të jetë pak pas festës së pashkëve.

Zoti Berluskoni njoftoi plane për një legjislacion të ri që dënon rreptë plaçkitësit në zonat e katastrofave. //bsa//

XS
SM
MD
LG