Lidhje

Këshilli i Sigurimit pa përgjigje për raketën e Koresë së Veriut


Diplomatë që përfaqësojnë pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe Japoninë i dhanë fund një takimi në Nju Jork lidhur me lëshimin e raketës nga Koreja e Veriut. Megjithatë, ende nuk ka një vendim se cila duhet të jetë përgjigja e Këshillit të Sigurimit.

Ambasadori britanik, John Sawers tha se e kishte bërë të qartë në mbledhje se e quan shkelje ndaj rezolutave të OKB-së lëshimin e raketës.

Ai tha se pavarësisht se çfarë mund të kishte në majën e raketës, ajo ishte pa dyshim teknologji që lidhet me raketat balistike.

Ambasadori japonez, Yukio Takasu tha se bisedimet ishin të hollësishme por ende nuk ka një përputhje pikëpamjesh. Ai tha se diplomatët do të mblidhen ndoshta përsëri sot.

Në Uashington, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se lëshimi i raketës nga Koreja e Veriut ka pasoja të rënda. Zonja Klinton tha se Koreja e Veriut po rrezikon objektivat e veta në bisedimet bërthamore gjashtëpalëshe të sponsorizuara nga Kina. //ii

XS
SM
MD
LG