Në Kosovë është shënuar Dita Botërore e Shëndetësisë me thirrjet për
spitale më të sigurta në rastet urgjente. Sistemi i shëndetësisë në
Kosovë përballet me vështirësi të shumta, por autoritetet në Prishtinë
zotohen se do të punojnë për përmirësimin e sektorit të shëndetësisë.