Lidhje

Haga hedh poshtë pretendimet e Karaxhiçit për imunitet


Komisioni i Apelit në Gjykatën e OKB-së për krime të luftës hodhi poshtë pretendimet e ish udhëheqësit të Bosnjes Radovan Karaxhiç për imunitet nga ndjekja penale.

Ky vendim mban në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët në muajin dhjetor se çdo marrëveshje për imunitet ndaj ndjekjes penale për një të akuzuar do të ishte e pavlefshme.

Gjykata e Hagës tha se imuniteti për Karaxhiçin, do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Karaxhiç pretendon se i dërguari amerikan për paqe Riçard Hollbruk kishte rënë dakord për një marrëveshje që i jepte imunitet ndaj gjykimit ish udhëheqësit serb nëse ai tërhiqej nga jeta publike.

Ambasadori Hollbruk ka mohuar se ka bërë një marrëveshje të tillë. Por gjykata e Hagës i dha urdhër prokurorisë që t’i japë Karaxhiçit çdo dokument nga takimi me zotin Hollbruk në vitin 1996, përfshirë proces-verbalet e ndonjë bisede rreth çështjes së imunitetit. //bsa//

XS
SM
MD
LG