Lidhje

Flamuri shqiptar ngrihet në selinë e Natos



Në Bruksel sot u ngritën flamujt e Shqipërisë dhe Kroacisë krahas atyre të vendeve të tjera anëtare të NATO-s. Shtimi i NATOS me dy vende të reja tha sekretari i Përgjithshçëm i NATOs Jaap de Hoop Skefer dëshmon faktin se ideja e lirisë është e parezistueshme. Në vceremoni ishin të pranishëm kryeminsitrat e Shqipërisë dhe Kroacisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jaap de Hoop Scheffer mirëpriti të dy vendet dhe tha se fakti që ato iu bashkuan aleancës tregon forcën e saj tërheqëse.

"Me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë, aleanca jonë arriti 28 anëtarë. Kjo dëshmon jo vetëm aftësitë tërheqëse të aleancës por gjithashtu vizionin dhe kurajon e themeluesve të saj. Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë dëshmon faktin se idea e lirisë është e parezistueshme".

Sekretari i Përgjithshëm i Natos tha se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë si anëtare me të drejta të plota është një çmim i merituar pas shumë vite përgatitjesh.

Kryeministri Sali Berisha shprehu mirënjohjen e tij të thellë për pranimin e Shqipërisë në Nato.

"Shpreh falenderimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe asistencën që i keni dhënë qeverisë dhe vendit tim në procesin e integrimit në Nato".

Shqipëria ishte ndër vendet e para ish komuniste që aplikoi për anëtarësim në aleancë dhe anketat tregojnë se 94 përqind e shqiptarëve e mbështetën këtë lëvizje.

Për gati 50 vjet vendi ishte nën regjimin komunist i cili ndaloi kontaktet me botën e jashtme dhe vendosi 700 mijë bunkerë për t’u mbrojtur nga një pushtim që nuk ndodhi asnjëherë.

Vitin e ardhshëm Shqipëria pritet të ketë një ushtri tërësisht profesionale, duke i pakësuar trupat në 14 mijë nga më shumë se 40 mijë që ishin pas rënies së komunizmit.

Kryeministri kroat Ivo Sanader e cilësoi anëtarësimin e vendit të tij si një moment të rëndësishëm.

"Sot, pas shumë vite provash dhe megjithë vështirësitë, ne jemi krenar të themi se ja dolëm me sukses. Ky është sigurisht një moment i rëndësishëm. Është një ditë historike si për Kroacinë edhe për Naton pasi ja kemi arritur së bashku."

XS
SM
MD
LG