Lidhje

Zyrtarët amerikanë dhe pakistanezë për luftën kundër al-Kaidës


Zyrtarët amerikanë dhe ata pakistanezë po theksojnë nevojën e besimit reciprok mes vendeve të tyre, për të përballuar kërcënimin në rritje nga al-Kaida dhe grupi Taleban që veprojnë në Pakistan.

Ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mehmud Kureshi përshëndeti sot mbështetjen e Amerikës për vendin e tij, por theksoi se mes dy vendeve ka ende mosmarrëveshje të thella për politikat që duhen ndjekur. Ai ripohoi kundërshtimin e vendit të tij ndaj sulmeve me avionë pa pilot që kryhen nga Shtetet e Bashkuara për të vrarë ekstremistët në rajonet e thella fisnore të Pakistanit.

Dje, zoti Kureshi u takua me të dërguarin amerikan Riçard Holbruk dhe shefin e shtatmadhorisë amerikane Mike Mullen. Zoti Hollbruk u tha gazetarëve se Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara përballen me një kërcënim të përbashkët. //rd//

XS
SM
MD
LG