Lidhje

Bota myslimane vlerëson pozitivisht mesazhin e presidentit Obama


Përfaqësues arabë dhe myslimanë po vlerësojnë pozitivisht zotimet e presidentit amerikan për të rindërtuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe botës islame.

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, i tha televizionit se vizita e zotit Obama në Turqi la kujtime të mira tek populli turk dhe shënoi fillimin e një periudhe të re në marrëdhëniet amerikano-turke.

Udhëheqësi i Libisë, Moamar Gadafi tha se presidenti amerikan sjell një farë shprese në një “ambjent imperialist”, siç e quajti ai.

Ministri i jashtëm i Egjiptit, Ahmed Abul Gheit tha se fjalët e presidentit Obama janë një hap i parë me rëndësi për zbutjen e tensioneve të viteve të fundit mes popujve myslimanë dhe Perëndimit.

Gjatë vizitës në Turqi zoti Obama premtoi hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet amerikane me myslimanët dhe pjesën tjetër të botës. Ai po kështu deklaroi se Shetet e Bashkuara nuk do të jenë kurrë në luftë me fenë islame. //ek

XS
SM
MD
LG