Lidhje

Ekuipazhi amerikan rimerr kontrollin e anijes së rrëmbyer nga piratët somalezë


Zyrtarë amerikanë të Mbrojtjes thonë se një destrojer i marinës amerikane ka mbërritur në vendin ku një anije amerikane mendohet të jetë marrë peng nga piratë somalezë.

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes amerikane i thanë gazetarëve, me kushtin që të mbeteshin anonim, se anija “USS Bainbridge” mbërriti mëngjesin e sotëm pranë brigjeve të Somalisë. Nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me incidentin.

Kompania amerikane e cila menaxhon anijen amerikane tha se flota amerikane ka rimarrë kontrollin e saj, por një anëtar i anijës vazhdon të mbahet peng në një gomone nga piratët.

Kompania tha se ekipi brenda në anije është i sigurt dhe asnjeri nuk është plagosur. //ek


XS
SM
MD
LG