Lidhje

BE do të japë shumë shpejt ndihma për vendet e varfëra


Bashkimi Evropian bëri dje të njohur se po e shpejton dërgimin e ndihmave të zhvillimit për në vendet më të varfëra, të goditura më rëndë nga kriza ekonomike. Por, siç njofton korrespondentja Lisa Brajant nga Parisi, asnjë prej fondeve për ndihmën nuk është i krijuar rishtazi.

Shpallja e Bashkimi Evropian bëhet më pak se një javë pasi udhëheqësit e G-20 u zotuan t’i rrisin ndihmat për vendet në zhvillim përmes FMN-së.

Në Bruksel, Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, dega ekzekutive BE-së, u tha gazetarëve se ndihma për vendet në zhvillim, të cilën BE-ja është zotuar ta japë tashmë, duhet dhënë me shpjetësi.

"Recesioni nuk duhet, nuk mundet dhe nuk do të shfrytëzohet si justifikim për t’ju kthyer përsëri premtimit tonë për ndihmat. Është e vërtetë të thuhet se nivelet e ndihmës të BE-së u rritën vitin e kaluar, 49 miliardë Euro në vitin 2008. Por kjo nuk është një arsye për vetëkënaqësi. Shifrat tona për vitin 2009 dhe 2010 do të përcaktojnë në se Evropa i përmbush objektivat ,"- tha zoti Barroso.

Më tepër se 3 miliardë dollarë nga ndihmat do t’u jepet vendeve afrikane, atyre të Paqësorit dhe vendeve të Karaibeve. Rreth një miliardë dollarë do të përdoren për luftën kundër urisë.

Por asnjë prej ndihmave nuk vijnë një fond i ri i krijuar rishtazi. Disa nga organizatat jo-qeveritare fajësuan BE-në që nuk dha më tepër ndihma. Të tjerë po ashtu kritikuan, politikat e tregtisë protektoniste të vendeve evropiane, për të cilat ata thonë se dëmtojnë, ekonomitë e vendeve në zhvillim. BE-ja thotë se shpreson të rrisë nivelet e ndihmave në rreth 7 të dhjetat e një përqindshit të produktit të tij të brendshëm bruto deri në vitin 2015. //lk

XS
SM
MD
LG