Lidhje

Rrëmbehet një ish politikan kroat i Bosnjes


Media kroate njofton se një i kërkuar, ish politikan kroat i Bosnjes është rrëmbyer nga shtëpia e tij në Zagreb.

Policia konfirmoi se Ante Jaleviç, ish përfaqësuesi kroat në presidencën kolektive të Bosnje-Hercegovinës, u zhduk një ditë më parë. Por zyrtarët nuk kanë konfirmuar ndonjë detaj tjetër lidhur me njoftimet.

Media kroate njoftoi se rrëmbyesit kanë kërkuar rreth 1 milion dollarë shpërblim nga familja e Jelaviçit. Disa njoftime thonë se rrëmbyesit përdorën një telefon celular me numër të regjistruar në Bosnje për të kontaktuar familjen.

Jalaviç u vendos në Kroaci në vitin 2005 për t’u shpëtuar akuzave për korrupsion në Bosnje. Ai u dënua në mungesë me 10 vjet burg për korrupsion dhe përpjekje për ta krijuar një shtet kroat në Bosnje.

Jelaviç u hoq nga presidenca e Bosnjes në vitin 2001 pas akuzave se përvetësoi fonde të Bankës Hercegovaçka. Ai dhe një ndihmës e përdorën bankën për të financuar aktivitete të separatistëve kroatë.

XS
SM
MD
LG