Lidhje

GM dhe Segway prezantojnë automjetin e vogël dhe alternativ

  • Leta Fincher

Ndërkohë që ish gjigandi amerikan i prodhimit të automobilëve General Motors po mundohet t’i shpëtojë falimentimit, kjo e fundit ka bashkuar forcat me kompaninë Segway për të ndërtuar një automjet elektrik dy vendesh me dy rrota. Pritet që automjeti i ri të jetë i përballueshëm ekonomikisht, i shpejtë si dhe më i përshtatshëm për mjedisin krahasuar me makinat e zakonshme.

General Motors dhe Segway thonë se automjeti i tyre i ri është e ardhmja e transportit.

“Makinë shumë e vogël dhe e ngushtë.”

Automjeti dy rrotësh i quajtur PUMA, do të furnizohet me dy bateri dhe do të mund të bëjë 56 kilometra në një karikim. Ideatorët kanë patur në mendje qytetin dhe udhëtimet e shkurta që nuk bëhen në këmbë. Dejv Rend kryeson sektorin e dizenjos tek GM.

“Makina është për ata njerëz që jetojnë në zonat urbane dhe u mundëson atyre vajtjen në destinacon më shpejt dhe parkimin tejet të lehtë.”

PUMA do të ketë teknologji komunikimi me makina të ngjashme dhe do të menjanojë përplasjet. Është ndërtuar për të mënjanuar trafikun dhe ndotjen. Ky projekt është pjesë e përpjekjeve për të nxjerrë makina efikase për prodhuesin e automjeteve që gjendet në prag të falimentimit. Leri Bërns kryeson departamentin e kërkimeve në GM.

“Efikasiteti është në modë dhe reduktimi i ndotjes është gjithashtu fjala e ditës.”

Ky automjet nuk është për autostrada dhe krijuesit e tij ende po punojnë në të.

“Ka potencial të madh.”

Projekti PUMA do të një larmi sistemesh elektronike që u bëjnë të mundur makinave të komunikojnë me njëra-tjetrën, për mbajtur trafikun nën kontroll dhe për të parandaluar aksidentet.

Makina që peshon rreth 150 kilogramë ka karakteristikat e Segway-it...teknologji që mban balancën në dy rrota dhe vihet në punë nga dy motorë elektrikë. Mjeti mund të arrijë shpjtësinë deri në 60 kilometra në orë. Sipas zyrtarëve, mejti i ri do të dalë në treg pas disa vitesh dhe do të kushtojë sa një e katërta apo një e treta e makinave të zakonshme. //bsa//

XS
SM
MD
LG