Lidhje

Teknologjia sjell në jetë kompozitorët e mëdhenj klasikë


Arritjet e shekullit të fundit në industrinë e argëtimin e kanë revolucionarizuar tërësisht këtë industri. Në rubrikën shkencore do t’ju flasim për risinë e një profesori muzike në Universitetin e Kalifornisë. Ai ka arritur të krijojë një program kompjuterik që sjell në jetë kompozime të reja të klasikëve të mëdhenj si Moxarti.

Tingëllon si një pjesë e Moxartit dhe madje edhe muzikantët më me përvojë do ta identifikonin këtë kompozim si pjesë të autorit të madh. Shumë kompozitorë habiten kur mësojnë se kush është autori i vërtetë.

“Auditori i koncerteve në Universitetin e Kalifornisë në Santa Kruz, pushtohet shpesh nga interpretimi i muzikës së mjeshtrave të mëdhenj klasikë si Moxarti apo Bahu dhe falë përpjekjeve novatore të një profesori, këta artisë të mëdhenj ende po kompozojnë...të paktën virtualisht përmes një programi kompjuterik.”

Profesori i muzikës i universitetit të Kalifornisë në Santa Kruz Dejvid Kop është truri pas programit kompjuterik. Ato janë pjesë të cilat një vesh i thyer me muzikën do t’ua atribuonte ndonjërit prej kompozitorëve të mëdhenj klasikë. Profesor Kop thotë se atij i lindi ideja për programin këtu e 16 vjet të shkuara. Shkaku kishte qënë pamundësia për të përfunduar një opera për të cilën ishte paguar që ta kompozonte.

“Thjesht nuk e shkruaja dot. Nuk arrija të kuptoja dallimin mes notave të forta dhe atyre natyrale. Ishta krejt i bllokuar.”

Në atë kohë, profesori Kop ishte i dhënë pas kompjuterave, diçka që thuajse ishte tabu në ato vite. Për Dejvid Cope, kompjuterat ishin dobësi.

“Mendova...po sikur të krijoja një program që mund të kompozojë pjesët e Bahut, të Moxartit etj. E vetmja mënyrë që më erdhi në mendje ishte ndërtimi i një programi që për bazë kishte bibliotekën e kompozimeve të autorëve të mëdhenj. Të themi ... të kem 371 koralet e Bahut dhe të kem një program të vogël që mund të analizojë të gjithë muzikën dhe më pas të krijojë një pjesë që nuk kisha në librari por që të tingëllonte si ato”.

Realizimi i kësaj endërre të profesorit ndoshta do të zgjidhte edhe poblemet që ai kishte me kompozimin...pasi do të depozitonte në kompjuter muzikën që ai pëlqente për të nxjerrë prej aty...diçka të re të pa menduar nga mendja e tij.

“Pra a mund të ndërtoja një program që përshtatej mjaftueshëm për të kompozuar muzikën e Bahut nga biblioteka e tij muzikore apo autorët e tjerë. Kështu që punova për rreth dy vite për të ndërtuar programin.”

Pas disa vitesh punë kompjuterike auto-didakte profesori Kop doli me një program muzikor virtual të quajtur EMI ose Eksperimente në Inteligjencën Muzikore. Kompjuterat bëjnë mbledhjen dhe zbritjen dhe ky është veprimi themelor i tyre. Ato janë mjete të sofistikuara. Ndaj lind edhe pyetja...se si arrin programi të kuptojë stilin real të një kompozitori dhe më pas ta riprodhojë atë?

“Ka të bëjë me stilin. Dhe stili siç e kuptoj unë për projektin tim janë të gjitha gjërat e përbashkëta ndërmjet dy pjesëve të ndryshme nga i njëjti kompozitor.”

Për disa kjo arritje është thuajse njëlloj si sjellja në jetë e klasikëve të mëdhenj si Bahu, Moxarti etj. //bsa//

XS
SM
MD
LG