Lidhje

Dita e tretë e protestave në Gjeorgji



Mijëra vetë vazhduan sot protestat për të tretën ditë rresht në kryeqytetin e Gjeorgjisë duke bërë thirrje për dorëheqjen e Presidentit.

Protestat e sotme pasojnë një sërë demonstratash jashtë godinës parlamentare dy ditët e fundit në Tbilisi.

Të paktën 60 mijë vetë bllokuan shëtitoren kryesore të kryeqytetit ditën e enjte, ndërsa 25 mijë të tjerë u mblodhën dje jashtë godinës së paralementit.

Udhëheqësit e protestave kanë deklaruar se demonstratat do të vazhdojnë deri sa presidentit Mikail Saakashvili të japë dorëheqjen, por kanë rënë dakord që të bëjnë nesër pushim me rastin e të dielës së Pashkëve.

Ndërkaq udhëheqësit e opozitës thanë dje se janë gati të flasin me partinë në pushtet, por nuk është shpallur ndonjë takim.

Protestuesit e opozitës në Gjeorgji thanë se do të nisin një fushatë të mosbindjes civile për ta detyruar presidentin Mihail Saakashvili të japë dorëheqjen. //rd//


XS
SM
MD
LG