Lidhje

Pres. Obama, thirrje për bashkëpunim përballë sfidave globale


Presidenti Barak Obama po i bën thirrje vendeve të botës të bashkojnë forcat për t'u përballur me sfidat që dolën në pah gjatë udhëtimit të tij në Europë.

Në fjalimin e përjavashëm në radio dhe në internet, zoti Obama tha se Festa e Pashkëve dhe ajo e fesë hebreje janë momente kur çdokush duhet të reflektojë mbi unitetin dhe detyrimet ndaj njëri-tjetrit pa marrë parasysh racën apo besimin.

Presidenti tha se asnjë vend nuk mund t'i përballojë i vetëm problemet që lindin nga terrorizmi, armët bërthamore apo kriza ekonomike. Ai u bëri thirrje shteteve të botës të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve. Ndërsa, guvernatori i Minesotës, Tim Paulenti, i cili mbajti fjalimin e kësaj jave të Partisë Republikane, kritikoi planet e zotit Obama për ekonominë.

Buxheti i propozuar nga zoti Obama, tha ai, do të shtojë ndjeshëm borxhin amerikan, çka do të kërkojë rritjen e taksave në të ardhmen. Guvernatori republikan tha se partia e tij e mbështeti propozimin e Presidentit për uljen e taksave, por tha se buxheti i miratuar nga Kongresi nuk përfshin këto ulje. //rd//

XS
SM
MD
LG