Lidhje

Tailandë: 5 mijë protestues para zyrës së kryeministrit


Rreth 5 mijë protestues kanë dalë sot para zyrës së kryeministrit tajlandez Abisit Vezhajiva, një ditë pasi dy vetë humbën jetën pas përleshjes së dhunshme mes ushtrisë dhe protestuesve anti-qeveritare.

Demonstruesit janë përkrahës të ish kryeministrit Thaksin Shinavatra, kreu i lëvizjes së ashtuquajtur "e këmishës së kuqe".

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters sot, kryeministri tha se nuk kishte interes të arrinte një marrëveshje me zotit Thaksin. Reuters tha se kryeministri përjashtoi gjithashtu mundësinë e një shpërndarjeje të menjëherëshme të parlamentit.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e zotit Abisit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të jashtzakonshme.

Më shumë se 100 vetë janë plagosur në përplasjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve.

Ushtarët kanë qëlluar në ajër dhe kanë përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të sprapsur protestuesit.//kk//


XS
SM
MD
LG