Lidhje

Gjenerali Odierno thotë se ka rënë dhuna në Irak


Kryekomandanti ushtarak në Irak thotë se dhuna në vend mbetet në nivelin më të ulët në 6 vitet e konfliktit megjithë sulmet me bomba të ditëve të fundit. Gjenerali Reimond Odierno i tha rrjetit televiziv amerikan "CNN" se disa kryengritës në Irak vazhdojnë të kryejnë “sulme serioze”.

Por ai i përshkroi autorët e sulmeve si anëtarë të grupeve të vogla dhe tha se forcat amerikane dhe ato irakiane po punojnë pa pushim për t’i eliminuar plotësisht ato.

Në sulmet e fundit sot, një bombë shkaktoi vdekjen e një ushtari amerikan në provincën Salah-ad Din në veri të Irakut. Ditën e premte një person hodhi veten në erë duke vrarë 5 ushtarë amerikanë dhe dy policë irakianë. Ky ishte sulmi më i përgjashkshëm prej më shumë se një viti në Irak.

Gjatë intervistës, gjenerali Odierno tha se ka gjasa të rekomandojë që trupat amerikane të vazhdojnë të qëndrojnë në qytetet irakiane edhe pas afatit të vendosur për tërheqjen e tyre nëse një gjë e tillë do të nevojitet për të mbajtur sigurinë në vend. Por, gjenerali po kështu tha se vendimi përfundimtar do të varet nga qeveria irakiane. //kh//

XS
SM
MD
LG