Lidhje

Moldavia përballë rinumërimit të votave


Gjykata Kushtetuese në Moldavi autorizoi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve të debatueshme parlamentare të javës së kaluar, që çuan në protesta të dhunshme në kryeqytetin Çisinau. Vendimi i sotëm i gjykatës pason një kërkesë për rinumërimin e votave nga presidenti Vladimir Voronin, i cili kërkon të mbajë rendin në kryeqytetin e tensionuar pas trazirave të së martës.

Kreu i gjykatës, Dimitru Pubelere, tha se procedurat e rinumërimit do të përfshijnë gjithashtu verifikimin e listave të votuesve. Opozita ka akuzuar qeverinë e zotit Voronin për manipulime masive, duke këmbëngulur që listat e votuesve ishin të mbushura me emra personash të paregjistruar apo të vdekur. Nga ana e tij presidenti ka akuzuar Rumaninë fqinje për nxitjen e protestave, para se të dëbonte ambasadorin e këtij vendi të mërkurën.

Partia komuniste e zotit Voronin fitoi 60 vende në parlamentin me 101 anëtarë, duke i lënë komunistët me një vend më pak nga numri që kërkohet për të votuar presidentin e ardhshëm pa ndihmën e ndonjë partie tjetër.

XS
SM
MD
LG