Lidhje

Operacionet ndaj piratëve mund të provokojnë hakmarrje


Disa zyrtarë kanë shprehur shqetësim se operacionet ushtarake kundër piratëve somalezë mund të provokojnë sulme hakmarrëse nga këta të fundit.

Kreu i Komandës Qendrore të Marinës amerikane, Nënadmirali Bill Gortni, tha dje se shpëtimi i kapitenit amerikan Riçard Filips mund ta shkallëzojë dhunën e piratëve në ujrat përballë brigjeve të Somalisë.

Një profesor somalez i shkencave politike në Universitetin e Albertës në Kanada, Afyare Elmi, mendon se piratët do të joshen për t’u hakmarrë për humbjen e shokëve të tyre.

Javën e kaluar, trupat franceze ndërhynë në një jaht që ishte kapur nga piratët së bashku me njerëzit në bord. Nga ndërhyrja u vranë dy piratë dhe pronari i jahtit. Tre piratë u arrestuan.

Dje, tre piratë u vranë gjatë operacionit për shpëtimin e kapitenit Filips ndërsa i katërti u kap.

Sipas zotit Elmi, piratët mund t’i forcojnë taktikat ndaj vendeve që ata mendojnë se do të jenë më agresivë në qendrimin ndaj tyre. //ii

XS
SM
MD
LG