Lidhje

21 të vdekur nga zjarri në Poloni në një ndërtesë me të pastrehë


Një zjarr i fuqishëm në Poloninë veri-perëndimore ka lënë të vdekur 21 vetë dhe ka plagosur 20 të tjerë në një ndërtesë ku banonin familje të pastrehë.

Autoritetet thonë se flakët në qytetin baltik të Kamien Pomorskit shpërthyen pak pas mesnate, duke bllokuar banorët në dhomat e tyre. Zyrtarët thonë se shumë nga personat e mbetur gjallë pësuan lëndime kur u hodhën nga dritaret e ndërtesës disa-katëshe për t'u shpëtuar flakëve.

Hetuesit nuk e kanë njoftuar ende shkakun e zjarrit.

Kryeministri polak Donald Tusk vizitoi skenën e ngjarjes dhe premtoi të japë ndihma për personat që mbijetuan. Presidenti Leh Kazinski shpalli 3 ditë zie kombëtare duke filluar nga e marta.

Ndërtesa strehonte 77 vetë, por zyrtarët që po kërkonin sot në mes të rrënojave thanë se nuk janë të sigurtë se sa vetë ishin në ndërtesë kur filloi zjarri. //ad//

XS
SM
MD
LG