Lidhje

SHBA, plane për zbutjen e disa kufizimeve ndaj Kubës


Një zyrtar amerikan thotë se presidenti Barak Obama ka në plan të heqë disa kufizime në mënyrë që kubano-amerikanët të udhëtojnë më lirisht për në ishullin komunist si dhe të lejojë që shtetas amerikanë të dërgojnë ndihma për familjarët e tyre në Kubë. Pritet që presidenti ta shpallë këtë vendim sot. Gjatë fushatës, presidenti Obama u zotua se do të lehtësonte kufizimet e udhëtimit dhe ato mbi shumat e parave që lejohet të dërgojnë kubano-amerikanët. Presidenti Obama po kështu ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me udhëheqësit e Kubës por se do të vazhdonte të mbante në fuqi embargon afatgjatë e cila do të hiqet nëse në ishull do të ketë ndryshime demokratike. Presidenti kubanez Raul Castro tha se është i gatshëm të bisedojë me zotin Obama.

XS
SM
MD
LG