Lidhje

Beogradi kërkon ekstradimin e një serbi në Itali



Serbia po i kërkon Italisë që të ekstradojë një shtetas serb i cili ka ikur nga vendi për t’iu shmangur dënimit me 1 vit burgim nën akuzat për përhapje të urrejtjes etnike dhe fetare.

Ministria serbe e Drejtësisë kërkoi sot ekstradimin e Goran Davidoviçit, udhëheqës i grupit ekstremist nacionalist Njacionalni Stroj.

Sekretari i shtetit në ministrinë serbe të Drejtësisë, Slobodan Homen, i cili nënshkroi kërkesën e ekstradimit, tha se ky akt është në përputhje me konventën evropiane mbi esktradimin.

Ai tha se është me rëndësi që të sigurohet qe çdo person i gjetur fajtor për përhapjen e urrejtjes etnike e fetare në Serbi, e kryen dënimin e tij për të treguar se vendi nuk toleron krime të tilla.

Davidoviç kishte ikur nga Serbia qershorin e vitit të kaluar, kur gjykata e lartë serbe nuk e ndryshoi vendimin e një gjykate të shkallës më të ulët për dënimin e tij me 1 vit burgim.

XS
SM
MD
LG