Lidhje

Irani - përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjes bërthamore


Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad thotë se Irani po përgatit një paketë të re propozimesh, që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare lidhur me programin e vet bërthamor.

Zoti Ahmadinexhad tha të mërkurën, se propozimet do t’i jepen së shpejti Perëndimit. Ai nuk dha hollësi lidhur me propozimet e mundshme iraniane, por shtoi se paketa “garanton paqen dhe drejtësinë në botë” dhe “respekton të drejtat e të gjitha kombeve”.

6 fuqitë botërore, mes tyre SHBA, thanë javën e kaluar se do ta ftonin Iranin në diskutimet për programin e vet bërthamor. Media iraniane citoi negociatorin kryesor iranian të ketë thënë se Teherani është i hapur ndaj bisedimeve.

Irani dhe Perëndimi kanë mosmarrëveshje lidhur me aktivitetin bërthamor të Teheranit, që disa nga vendet mendojnë se ka një komponent bërthmaor. Irani thotë se programi i tij bërthamor ka synime civile. //bsa//

XS
SM
MD
LG