Lidhje

SHBA  kërkon zgjidhje bazuar mbi dy shtete për Lindjen e Mesme


I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme thotë se po kërkon një zgjidhje bazuar në dy shtete për konfliktin izraelito-palestinze gjatë takimeve me zyrtarët në rajon.

Xhorxh Miçëll i bëri këto komente gjatë një vizite në Algjeri. Ai tha se një zgjidhje paqësore e konfliktit në Lindjen e Mesme është në interes të Shteteve të Bashkuara.

Ish senatori Miçëll pritet të takohet sot me zyrtarë në Tunizi para vizitës në Izrael që do të jetë ndalesa e parë e tij në Izrael që kur qeveria e re nacionaliste nisi detyrën dy javë më parë.

Përfaqësuesi amerikan pritet të takohet me zyrtarë izraelitë ditën e enjte dhe me ata palestinezë një ditë më vonë.

Udhëheqësit palestinezë dhe ata arabë kanë kritikuar kryeministrin e ri izraelit Benjamin Netanjanhu pasi ky i fundit nuk ka pranuar publikisht praninë e një shteti izraelit dhe atij palestinez në rajon. //kk//

XS
SM
MD
LG