Lidhje

SHBA kritikon Pakistanin për  ligjin islamik 


Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar një marrëveshje të nënshkruar nga presidenti pakistanez e cila do të vendosë ligjin islamik në veriperëndimin e vendit si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund dhunës së talibanëve.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se kjo marrëveshje nuk merr parasysh të drejtat civile dhe ato të njeriut. Shtetet e Bashkuara, një aleat kyç i Pakistanit, si dhe vende të tjera perëndimore thonë se kjo marrëveshje po kështu i jep dorë ekstremistëve islamikë.

Një klerik pro-taliban dhe udhëheqës taliban u zotua për paqe dje një ditë pasi presidenti pakistanez Asif Ali Zardari e kishte miratuar marrëveshjen.

Një zëdhënës i tij tha se marrëveshja do të sillte paqen në rajonin Malakand në veriperëndim të vendit pasi militanët pro-talibanë do të binin dakord të çarmatoseshin. //ek

XS
SM
MD
LG