Lidhje

Bie kostoja e jetesës në Shtetet e Bashkuara


Në SHBA çmimet e konsumit ranë gjatë 12 muajve të fundit, hera e parë në rreth gjysëm shekulli, që kostoja e jetesës bie në një afat një vjeçar.

Raporti i publikuar të mërkurën nga Departamenti i Punës tregoi se çmimet kanë rënë 0.4 për qind në një vit. Çmimet ranë disi më pak në muajin mars, ndërsa rënia e kërkesës uli çmimin e ushqimeve dhe të energjisë.

Një tjetër raport tregonte se prodhimi industrial në SHBA ra me 1,5 për qind në muajin mars, ndërsa bizneset i pakësuan porositë dhe inventarin për t’iu përshtatur rënies së kërkesës në treg.

Në raport gjithashtu thuhet se aktualisht po përdoret pak më tepër se 69 për qind e kapacitetit të uzinave amerikane, niveli më i ulët, që kur ka filluar regjistrimi i statistikave në vitin 1967. //bsa//

XS
SM
MD
LG