Lidhje

Shtyhet gjyqi kundër të pandehurit për sulmet e Bombeit


Një gjykatë indiane e shtyu gjyqin ndaj personit të vetëm të mbetur gjallë nga autorët e sulmit terrorist të Bombeit, pasi shkarkoi avokaten e të pandehurit.

Gjykatësi i çështjes tha se avokatja Anjali Uagmare nuk mund ta përfaqësojë Ahmal Kasabin, sepse ajo është në të njëjtën kohë këshilltare ligjore për një dëshmitar të sulmit, gjë që përbën konflikt interesi.

Gjykatësi tha se avokatja nuk kishte treguar se përfaqësonte edhe dëshmitarin e plagosur në sulm dhe shtoi se për këtë arsye, do të caktohet një tjetër avokat mbrojtës për të pandehurin.

Amal Kasab, shtetas pakistanez, pas kësaj, kërkoi ta përfaqësojë një jurist nga vendi i tij. Ai është një ndër 10 personat e akuzuar për përfshirje në sulmet ndaj disa hoteleve luksoze, një stacioni treni dhe një qendre kulturore hebraike në Bombei, nga të cilat u vranë 170 vetë.

Ai përballet me akuzën për vrasje, por edhe “luftë kundër Indisë”, prandaj mund të dënohet me vdekje. //bsa//

XS
SM
MD
LG