Lidhje

Shqipëri: Prokuroria reagon ndaj akuzave për çështjen Gërdec


Prokuroria e Shqipërisë reagoi mbrëmë ndaj publikimit në shtyp të disa fakteve lidhur me ekzistencën e një kompanie tjetër të Mihal Delijorgjit, pronarit të fabrikës së çmontimit të municioneve në Gërdec.

Prokuroria reagoi edhe për akuzat që i janë drejtuar rreth hetimeve saj. Prokuroria deklaroi se ka hetuar dhe ngritur akuzë për çdo fakt kriminal që ka evidentuar dhe se ka realizuar një procedim të rregullt ligjor.

Në shtypin shqiptar janë hedhur dyshime mbi pafuqinë e prokurorisë për t’i shkuar deri në fund fijeve që mund të çonin tek lidhjet politike.

Por Prokuroria thotë se ka shmangur çdo përpjekje për ndikim dhe presion politik pa shpjeguar më tej se ç’natyrë ka patur ky presion dhe nga cili krah ka ardhur ai. //ii

XS
SM
MD
LG