Lidhje

Rusia i jep fund operacionit 10-vjeçar në Çeçeni


Rusia njoftoi për përfundimin e operacioneve të saj prej një dekade kundër terrorizmit në republikën jugore të Çeçenisë.

Komiteti rus kundër terrorizimit bëri të ditur sot se presidenti Dmitri Medvedev dha urdhër për ndalimin e operacioneve, vendim i cili hyri në fuqi menjëherë.

Presidenti rus Dmitir Medvedev aludoi muajin e kaluar për këtë lëvizje, duke thënë se përmirësimi i gjendjes së sigurisë në Çeçeninë me popullatë myslimane mund të bëjë të mundur ndërprerjen e operacioneve kundër terrorizmit.

Presidenti çeçen pro-Kremlinit Ramzan Kadirov, i cili dikur luftonte në krahun seperatist, shpalli festë në vendin e tij për të kremtuar këtë ngjarje. Ai tha se tërheqja e forcave ruse do të rrisë ndjeshëm ekonominë vendase.

Moska dërgoi dy herë trupa ushtarake në Çeçeni në vitet 90-të, në përpjekje për të shtypur lëvizjen separatiste. Operacionet rezultuan në shkelje të rënda të të drejtave civile dhe arrestime arbitrare në masë.//lk

XS
SM
MD
LG