Lidhje

"Citigroup" ka realizuar fitim në tremujorin e parë të vitit


Gjigandi financiar amerikan "Citigroup" bëri sot të njohur se ka realizuar fitim në tremujorin e parë të vitit, pas një viti me humbje të mëdha dhe disa plane shpëtimi nga Washingtoni.

"Citigroup" gjatë tre muajve të parë të vitit siguroi një të ardhur neto prej 1,6 miliardë dollarësh, një përmirësim tepër i madh krahasuar me humbjet prej mbi 5 miliardë dollarësh për të njëtjën periudhë të vitit të kaluar.

"Citigroup" është një nga bankat që ka përfituar nga ndihmat qeveritare. Niveli i ulët i interesave i ka nxitur konsumatorët të marrin kredi; po ashtu shitblerjet e aksioneve dhe investimet bankare po fuqizohen nga përpjekjet që po bëhen për përmirësimin e tregut të kredive.

Por edne vazhdojnë shqetësimet, ndërsa disa klientë të bankës nuk janë në gjendje të pagojnë huatë e shtëpive, si dhe nga kartat e kreditit, gjë që mund të shtojë humbjet e korporatës nga huatë. (ze)

XS
SM
MD
LG