Lidhje

Presidenti serb Tadiç viziton Manastirin e Deçanit në Kosovë


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ishte sot në Kosovë, ku vizitoi manastirin e Deçanit në Kosovën perëndimore, një nga tempujt më të rëndësishëm të besimit ortodoks në vend.

Vizita e tij, e cila përkon me kremtimet me rastin e Pashkëve Ortodokse, u mundësua me ndërhyrjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët kërkuan nga qeveria e vendit të lejojë këtë vizitë.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se leja është dhënë, duke patur parasysh faktin se ushtrimi i lirive fetare është i garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe duke patur parasysh se qeveria e Kosovës e konsideron këtë vizitë krejtësisht private dhe të natyrës fetare.

Disa delegacione zyrtare serbe nuk janë lejuar kohëve të fundit të hyjnë në Kosovë pa lejen e institucioneve të vendit. Beogradi vazhdon të refuzojë njohjen e institucioneve të Kosovës dhe të kundërshtojë pavarësinë e saj.//lk

XS
SM
MD
LG