Lidhje

Tajlandë: Plagoset udhëheqësi i protestës “këmishat e verdha”


Policia në Tajlandë thotë se themeluesi i së ashtuquajturës protestë e “këmishave të verdha”, manjati i shtypit Sondi Limthongkul, është plagosor nga persona të armatosur.

Autoritet thonë se dy burra hapën zjarr ndaj makinës së tij, pranë një pike karburanti në Bangkok sot në mëngjes. Pamjet televizive tregonin makinën me një nga xhamat e prapëm të çpuar nga plumbat.

Policia tha se sulmuesit e qëlluan makinën me armë gjysëm automatike, duke e plagosur Sondin në shpatull.

U plagosën gjithashtu edhe roja personale dhe ndihmësi i tij. Mjekët më vonë e hoqën një plumbin nga kafka e Sondit dhe thanë se po e marr veten pas operacionit. Sondi është themeluesi i Aleancës së Popullit për Demokraci, që mbështet kryeministrin aktual Abhisit Vejajiva. (ze)

XS
SM
MD
LG