Lidhje

Presidenti Obama do të urdhërojë plane për shkurtime buxheti


Presidenti Barak Obama tha se së shpejti do të urdhërojë drejtuesit e agjencive dhe departamenteve qeveritare të hartojnë planet e buxhetit që do të përfshijnë eliminimin e shpenzimeve të panevojshme dhe të paefektshme.

Zoti Obama thotë se do ta bëjë këtë kërkesë ditën e hënë gjatë takimit me Kabinetit dhe javët e ardhshme do të vendosë cilat programet qeveritare do të hiqen nga buxheti.

Gjatë fjalimit të përjavshëm në radio dhe përmes internetit, zoti Obama tha sot se kriza ekonomike ka detyruar Shtetet e Bashkuara të bëjnë investime duke shkaktuar zgjerimin e deficitit dhe borxhit shtetëror.

Ai tha se diçka e tillë është e papërballueshme dhe shtoi se ndërtimi i një baze të fortë ekonomike kërkon një kontroll të imtësishëm për çdo shpenzim.

Në përgjigjen republikane, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin Mekarti tha se presidenti Obama po bën thirrje për shpenzime dhe borxhe tej mase.

Ai e kritikoi plan-buxhetin e Presidentit dhe e quajti atë të “papërgjegjshëm”. //ek

XS
SM
MD
LG