Lidhje

Presidenti Obama: Drejtim i ri në marrëdhëniet SHBA - Kubë


Presidenti Barak Obama tha se do të dëgjojë dhe do të mësojë në takimin e
nivelit të lartë të Hemisferës Perëndimore, ku ai shpreson të vendosë
partneritete të reja mes vendeve të këtij rajoni.


Zoti Obama i bëri komentet sot, dita e dytë e takimit treditor në
Trinidad dhe Tobago. Ai u tha gazetarëve para një takimi me udhëheqës të
vendeve të Amerikës së Jugut, se parashikonte bisedime konstriktive për
të gjetur rrugë për bashkëpunim më efektiv. Para se të kameramanët të
nxirreshin nga salla, Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez, një kundërshtar
i vjetër i Shteteve të Bashkuara shkoi tek presidenti Obama, i dha një
libër dhe i dha dorën.

Dje zoti Chavez dhe zoti Obama i dhanë dorën
njëri-tjetrit dhe sipas njoftimeve udhëheqësi venezuelan i tha
Presidentit amerikan, se donte të ishte miku i tij.
Presidenti Obama ditën e premte bëri thirrje për një marrëdhënie të re me
Kubën dhe vendet e tjera të Amerikës Latine, të cilat kanë patur
mosmarrëveshje me SHBA në të kaluarën. Fjalimi i tij u ndërpre
vazhdimisht nga duartrokitjet, teksa ai fliste për një fillim të ri me
Kubën.


Në një fjalim të mbajtur gjatë hapjes së takimit të vendeve të Hemisferës
Perëndimore, z. Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar dhe u
bëri thirrje të gjitha shteteve që mos të mbeten më peng i së shkuarës.

“Jam i përgatitur që administrata ime të pnojë me qeverinë Kubane për
një sërë çështjesh si – lufta kundër drogës, imigracioni, çështjet
ekonomike, të drejtat e njeriut, liria e fjalës dhe reformat demokratike.
Më lejoni të jem i qartë: Nuk jam i interesuar në bisedime për hir të
bisedimeve. Por unë besoj se ne mund t’i zhvendosim marrëdhëniet SHBA –
Kubë në një drejtim të ri”.

Komentet e zotit Obama vijnë një ditë pasi Presidenti i Kubës Raul Kastro iu hapi derën bisedimeve me SHBA. //mm//

XS
SM
MD
LG