Shtetet e Bashkuara njoftuan sot se nuk do të marrin pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për racizmin që fillon nesër në Gjenevë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Robert Ud tha se Shtetet e Bashkuara vendosën me keqardhje të mos marrin pjesë, për shkak të rezervave mbi formulimin e projekt-deklaratës së takimit.
Zoti Ud tha se megjithë përmirësimet e bëra në deklaratë, ende mbeten shqetësime për kufizimet e lirisë së shprehjes.
Megjithatë, ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me të gjithë popujt dhe vendet për t'i dhënë fund racizmit dhe diskriminimit.
Ministri i jashtëm Austrialian Stiven Smith tha në një deklaratë sot se edhe Kanberra ka vendosur ta bojkotojë konferencën, pasi Australia është e shqetësuar se takimi do të përdoret si platformë për të shprehur pikëpamje ofensive, përfshirë ato antisemitiste. //kk//