Lidhje

Samërs: Rimëkëmbja ekonomike, proces i ngadaltë


Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, Lerri Samërs thotë se megjithëse ka shenja përmirësimi në ekonomi, rimëkëmbja do të jetë një proces i ngadaltë.

Zoti Samërs tha në një intervistë televizive se ekonomia përballet ende me probleme madhore. Por ai shtoi se megjithëse shifrat ekonomike ishin negative deri para pak muajsh, tani të dhënat janë të përziera.

Shtetet e Bashkuara, ashtu si shumë vende të tjera janë në krizë ekonomike. Papunësia e thellë ka bërë që shumë familje të mos të përballojnë dot kreditë e shtëpive dhe faturat shëndetësore. //bsa//

XS
SM
MD
LG