Lidhje

Irani duhet t’i përgjigjet qendrimit të administratës Obama


Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike thotë se Irani duhet t’i përgjigjet qendrimit të administratës Obama për t’i dhënë fund ballafaqimit të Teheranit me komunitetin ndërkombëtar për ambicjet e tij bërthamore.

Mohamed ElBaradei tha sot se mbështet ndryshimin në qendrimin amerikan nga ai konfrontues në ofertën për dialog.

Agjencia është dega vëzhguese e Kombeve të Bashkuara për çështjet bërthamore dhe i ka bërë thirrje Teheranit të bashkëpunojë në procesin e hetimit të programit bërthamor të Iranit.

Sot në Gjenevë, Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinexhad tha se mirëpret qendrimin e ri të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, por është ende në pritje të “ndryshimeve praktike”.

Ai u tha gazetarëve në takimet krahas konferencës së OKB-së për racizmin se mbështet marrëdhëniet mes dy vendeve bazuar në respektin reciprok dhe drejtësinë. (ze)

XS
SM
MD
LG