Lidhje

Delegatët në Gjenevë protestojnë ndaj komenteve të Ahmadinexhadit


Dhjetëra delegatë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara mbi racizmin dolën nga salla gjatë një fjalimi të Presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad.

Delegatë evropianë dhe kanadezë i braktisën punimet e konferencës në shenjë proteste ndaj kritikave të zotit Ahmadinexhad ndaj ekzistencës së Izraelit dhe zhvendosjes së palestinezëve.

Disa nga delegatët që qëndruan në sallën e konferencës në Gjenevë, e përcollën presidentin iranian me thirrje dhe ngacmime, të cilave ai iu përgjigj me buzëqeshje dhe e vazhdoi deri në fund fjalimin. Në sallë pati duartrokitje nga disa prej pjesëmarrësve për komentet e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende aleate të tyre e bojkotuan konferencën. Ata thanë se shqetësohen se konferenca mund të shndërrohej në forum anti-semitizmi dhe se thirrjet për të mbrojtur lirinë e besimit mund të eklipsonin të drejtën e lirisë së fjalës.


XS
SM
MD
LG