Lidhje

Presidenti Obama pret vullnet të mirë nga palestinezët dhe izraelitët



Presidenti Barak Obama tha se pret që izraelitët dhe palestinezët të bëjnë hapa të vullnetit të mirë gjatë muajve të ardhshëm.

Presidenti i bëri këto komente sot për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, pasi u takua me Mbretin Abdullah të Jordanisë.

Presidenti tha se është mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes me dy shtete, madje shtoi se zgjatja e konfliktit izraelito-palestinez nuk është në interesin e popujve të rajonit. Ai tha se bisedimet nuk mund të vazhdojnë pa fund dhe në një farë pike duhet të ndërmerren hapa konkrete në mënyrë që popujt të shikojnë përparim në jetën e përditshme.

Mbreti Abdullah, udhëheqësi i parë i një shteti arab që viziton presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, përshëndeti mikpritësin e tij për shtrirjen e dorës arabëve dhe myslimanëve.

XS
SM
MD
LG