Lidhje

Policia turke ndalon 34 të dyshuar për lidhje me Al-Kaidën


Sipas njoftimeve nga Turqia, policia ka ndaluar të paktën 34 persona të dyshuar për lidhje me rrjetin terrorist të Al Kaidës.

Agjencia turke e lajmeve Anatolia dhe televizionet turke thonë se sot në orët e para të mëngjesit policia kreu kontrolle nëpër shtëpi ku mendohet se fshihen elementë të Al Kaidës, në provincat lindore të vendit dhe në provincën qendrore të Konias. Radikalë islamikë kanë kryer në të kaluarën sulme terroriste në vendin me shumicë myslimane.

Në vitin 2003 militantët e Al Kaidës vranë më tepër se 60 persona dhe shkaktuan qindra të plagosur në një seri bombardimesh në mbarë Stambollin.

XS
SM
MD
LG