Lidhje

Kodorkovski nuk pranon fajësinë nën akuzat për përvetësim fondesh


Manjati rus i naftës Mihail Kodorkovski nuk pranoi fajësinë nën akuzat për përvetësim fondesh, që mund t'i shtojnë atij edhe 22 vjet burg mbi dënimin që po vuan tashmë.

Duke qëndruar sot brënda një kutie qelqi në një gjykatë të Moskës, zoti Kodorkovski i hodhi poshtë akuzat se kishte përvetësuar naftë me vlerë 25 miliard dollarësh nga kompania e tij Jukos dhe kishte pastruar pjesën më të madhe të përfitimeve. Ai tha se nëse do të kishte vjedhur kaq shumë naftë, kompania Jukos nuk do të kishte mundur t'i paguante shtetit 40 miliard dollarë taksa. Edhe i pandehuri tjetër në të njëjtën çështje, Platon Lebedev, nuk pranoi fajësinë, duke thënë se akuzat ishin çmenduri.

Të dy të pandehurit po vuajnë dënimet nga 8 vjet nën akuzat e evazionit fiskal. Veprimtarët e të drejtave të njeriut thonë se burgosja e Kodorkovskit synon të heshtë kritikun e qeverisë që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi.

XS
SM
MD
LG